Ndërlidhjet

Medvedev dënon epokën e Stalinit


Presidenti i Rusisë Dmitrij Medvedev ka thënë se vrasjet e miliona njerëzve gjatë kohës së diktatorit Josef Stalin nuk ishin të justifikuara. Këtë deklarim Dmitrij Medvedev e ka bërë në ditën e përkujtimit me viktimat e represionit politik gjatë regjimit sovjetik.
Medvedev e ka cilësuar represionin e viteve të 30-ta si “një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e Rusisë”. Në këtë kontekst ai ka hedhur poshtë pohimet e mbështetësve të Stalinit sipas të cilëve represioni ishte në funksion të “objektivave më të larta të shtetit”.
XS
SM
MD
LG