Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe emisari special i SHBA-ve për Lindjen e Mesme Xhorgj Miçel do të mbajnë gjatë uikendit të ardhshëm takime bilaterale me kryeministrin izraelit Benxhamin Netanjahu dhe me liderin palestinez Mahmud Abaz, ka bërë të ditur Stejt Departamenti.
Këto takime do të jenë vazhdim i angazhimeve intenzive të administratës së Obamës për të afruar qëndrimet e palës izraelite dhe palestineze.
Vizita e Hilari Klintonit në Lindjen e Mesme është shprehje e përkushtimit të administratës për t’u ballafaquar me sfidat në rrugën drejt paqes së gjithanshme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe zgjidhjen me dy shtete, ka kumtuar Stejt Departamenti.