Ndërlidhjet

Paris: Proces kundër ish presidentit Shirak



Gjykata franceze ka urdhëruar ngritjen e procesit kundër ish presidentit Zhak Shirak mbi akuzat për korrupcion, përkatësisht keqpërdorim të fondeve dhe “shkeljes së besimit”.

Pretendohet se Shirak ka keqpërdorur paratë e shtetit në kohën kur ishte kryebashkiak i Parisit në periudhën 1977 – 1995 duke punësuar aleatët e vet politikë në vende pune të shpikura.

Shirak i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Nuk është e sigurtë nëse ai do të dalë para gjykatës, për shkak se prokuroria në Paris ka kërkuar që procesi kundër tij të ndërpritet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG