Ish presidenti amerikan Xhorxh Bush - i ati, ish presidenti sovjetik Mikail Gorbaçov dhe kancelari gjerman Helmut Kohl pritet të marrin pjesë në ceremonitë që do të zhvillohen me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Bushi, Gorbaçovi dhe Koli kanë luajtur një rol të rëndësishëm në valën paqësore të ndryshimit të regjimeve në ish Evropën Lindore e Qëndrore.
Bashkëpunimi mes këtyre tre udhëheqësve i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë.
Në ceremonitë e sotme mungojnë dy udhëheqës të tjerë, që luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, ish presidenti francez Miteran dhe ish kryeministrja britanike Margaret Theçer. Miteran është ndarë nga jeta në vitin 1996, kurse Theçer ka probleme shëndetësore.
Kancelarja gjermane Merkel do të jetë organizatorja e ceremonive.