Ndërlidhjet

Klinton takohet me Abbas



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Takimi është në vazhdën e përpjekjeve për të çuar përpara procesin e paqes.

Abbas i ka deklaruar Klintonit se pa ngrirjen e plotë të kolonive hebreje nuk do të ketë rifillim të bisedimeve.

Takimi i zhvilluar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, u mbajt në prag të vizitës së Klintonit në Izrael.
XS
SM
MD
LG