Ndërlidhjet

Daçiç: Kapëm drogë, armë e dollarë fallso



Qindra persona janë arrestuar nga policia serbe, si pjesë e një operacioni të gjerë kundër trafikantëve të drogës.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç tha se mbi 500 persona u arrestuan, gjatë operacionit ku morrën pjesë 2000 policë.

“Kemi mbajtur në paraburgim 100 të dyshuar nga 500 persona që arrestuam në total. Kemi kapur dhjetëra kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, sasi të mëdha armësh e municioni si dhe një numër makinash të vjedhura. Sekuestruam rreth 20 automjete luksi, që ishin në pronësi të trafikantëve të drogës si dhe kapëm 1.5 milionë dollarë të fallsifikuara”, tha Daçiç gjatë një konference shtypi.

Serbia është një nga vendet ku kalojnë rrugët kryesore të trafikut të drogës, që lidhin Azinë Qëndrore me Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG