Ndërlidhjet

Teheran: Gripi H1N1 mbyll 620 shkolla


Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, mbrëmë në Lubjanë ka thënë se bota po ballafaqohet me sfida të mëdha, siç janë varfëria, ndryshimet klimatike dhe kriza ekonomike. Ai ka bërë ftesë për ndërtim të raporteve të reja ndërmjet shteteve.

Duke marrë pjesë në konferencën afariste të Portorozhit, Bill Klinton ka vënë në pah se është detyrë e të gjitha vendeve që të punojnë në ndërtimin e “forcave pozitive dhe zvogëlimin e atyre negative”.

“Bota është jostabile, për shkak të krizës financiare, frikës nga gripi i ri dhe sëmurjet tjera, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike”, ka konkluduar ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.
XS
SM
MD
LG