Ndërlidhjet

Ronaldo kërkon durim nga Reali



Portugezi Kristiano Ronaldo ka kërkuar nga bashkëlojtarët e Realit të Madridit dhe nga mbështetësit e klubit të jenë të durueshëm me të. Ronaldo po i ndjek ndeshjet e fundit të ekipit të tij nga anash për shkak të dëmtimit në kyçe.

Ronaldo erdhi tek Reali i Madridit nga ekipi britanik i Mnaçester Junajtid (Manchester United) dhe ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje. Të gjithë golat kanë qenë vendimtar për fitoret.

Së fundi Reali ka pasur ndeshje jo të mira, në të cilat, ekipi i mbushur me yje të futbollit, ka treguar se është në vështirësi.

“Kam munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimeve, por unë nuk jam shpëtimtari. Jam një lojtar që do të japë gjithçka që ekipi të fitojë, por ekipi duhet të punojë. Mendoj se gjërat do të përmirësohen”, tha Ronaldo.
XS
SM
MD
LG