Ndërlidhjet

Kosovë: Ditë zie shtetërore



Sot në Kosovë është ditë zie shtetërore për të nderuar viktimat që humbën jetën në lumin Tisa.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu përmes një deklarate bëri të ditur se vendimi është shenjë e dhimbjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë e bashkvendasve të tyre.

Në mesin e muajit tetor besohet se 15-16 kosovarë humbën jetën, derisa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari. Deri tani janë gjetur tetë kufoma. Tre persona kanë mbijetuar.
XS
SM
MD
LG