Ndërlidhjet

Miliband viziton Rusinë



Ministri i jashtëm britanik David Miliband po zhvillon një vizitë dy ditore në Rusi. Gjatë ditës së djeshme ai u takua për bisedime jo zyrtare me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Bisedimet Miliband-Lavrov do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku Miliband do të takohet edhe me përfaqësues të biznesit rus.

Miliband është i pari ministër i jashtëm britanik që viziton Rusinë në pesë vitet e fundit.

Raportet mes dy vendeve u acaruan veçanërisht pas helmimit në Londër të ish agjentit të shërbimit sekret rus Aleksandër Litvinjenko. Rusia nuk pranoi kërkesën britanike për të dorëzuar të kërkuarin rreth këtij rasti, Andrei Lugovoin.
XS
SM
MD
LG