Ndërlidhjet

Ravalpindi: Shtohet në 34 numri i viktimave


Numri i viktimave nga sulmi i sotëm vetëvrasës në Ravalpindi është ngritur në 34, kanë bërë të ditur zyrtarët e Pakistanit. Më heret ishte thënë se numri i viktimave ishte 24. Sulmin e ka bërë një vetëvrasës me bombë nga motoçikleta. Ai kishte aktivizuar eksplozivin në mesin e njerëzve që pritnin pagat në qendrën afariste të qytetit ku gjendet edhe hoteli luksoz Shalimar dhe Shtabi Madhor i Ushtrisë. Muajin e kaluar Shtabi ishte sulmuar nga forcat ekstremiste me ç’rast ishin vrarë 34 veta. Vetëm në javët e fundit nga sulmet e militantëve islamistë janë vrarë 250 njerëz.
XS
SM
MD
LG