Ndërlidhjet

Ban: Vendimi për zgjedhjet afgane sa më shpejt



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se shpreson që vendimi për zgjedhjet në Afganistan të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se pasdite do të marrë vendimin nëse do të mbahet rrethi i dytë, siç ishte planifikuar, pasi sfiduesi i vetëm i presidentit Hamid Karzai u tërhoq nga zgjedhjet.

Abdullah Abdullah dje deklaroi tërheqjen nga gara, duke lënë Karzain si kandidat të vetëm në raundin e dytë të votimeve.

Ban, i cili arriti për vizitë të paparalajmëruar në Kabul, tha se Kombet e Bashkuara do ta përkrahin dhe respektojnë çdo vendim të Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG