Parlamenti i Taxhikistanit e ka mbështetur qëndrimin e presidentit për amnistinë e afro 10 mijë të burgosurve.
Amnestia u bë më rastin e 15 vjetorit të kushtetutës së vendit.
Përfitues të kësaj amnistie janë gratë, të miturit, burrat mbi 55 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës.
Personat që janë dënuar disa herë për dhunë nuk do ta gëzojnë këtë falje.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kushtet në burgjet e Taxhikistanit janë nën nivelin e standardeve të nevojshme.