Ndërlidhjet

ElBaradei: Irani të përgjigjet së shpejti



Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Mohamed El Baradei, i bëri thirrje Iranit që “së shpejti” ta japë përgjigjen ndaj marrëveshjes, e cila synon t’i zbutë tensionet lidhur me programin e dyshuar bërthamor të tij.

ElBaradei i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se plani i ofron Teheranit mundësinë për “të ndërtuar besimin”.

Po sot, kërkesë të ngjashme nga Moska bënë edhe shefat e diplomacive të Britanisë dhe Rusisë, Dejvid Milliband dhe Sergei Lavrov.

Propozimi, i cili është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, parashikon që Irani t’i dërgojë sasitë më të mëdha të uraniumit jashtë vendit për t’u konvertuar në karburant bërthamor për raktorin kërkimor në Teheran.

Më herët, Ministri i Jashtëm i Iranit, Manusher Motaki tha se Teherani dëshiron që marrëveshjen ta shqyrtojë një komitet teknik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG