Ndërlidhjet

Tisa: Gjendet trupi i fëmijës njëvjeçar



Policia e Kosovës njoftoi se autoritetet serbe kanë gjetur trupin e një fëmijë njëvjeçar që është mbytur në tragjedinë e lumit Tisa.

“Me 2 nëntor kemi pranuar informatën nga EULEX-i se autoritetet e Serbisë kanë gjetur trupin e një fëmije një vjeçar. Identifikimi i këtij trupi është në proces”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Numri i viktimave të rastit në lumin Tisa, të konfirmuar deri me tani, është nëntë persona, gjashtë janë gjetur nga autoritetet e Serbisë dhe tre nga autoritetet e Hungarisë.
XS
SM
MD
LG