Ndërlidhjet

Korea e Veriut kompletoi punën e plutoniumit



Korea e Veriut tha se e ka kompletuar reprocesimin e 8 mijë shufrave bërthamor për përfitimin e plutoniumit për armë bërthamore.

Agjencia shtetërore verikoreane e lajmeve njoftoi se puna ka përfunduar nga fundi i gushtit në reaktorin bërthamor në Jongbjon.

Në fillim të vitit, Korea e Veriut i braktisi bisedimet ndërkombëtare, që synojnë t’i japin fund programit të armëve bërthamore, pas kritikave të Perëndimit për testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG