Ndërlidhjet

Karzai zotohet për qeveri gjithëpërfshirëse



Presidenti Hamid Karzai u zotua se do të formojë qeveri, e cila do t’i përfshijë të gjithë afganët, pasi siguroi edhe një mandat pesë vjeçar.

Ai gjithashtu u zotua se do ta çrrënjosë atë që e quajti “njollë” të korrupcionit në Afganistan.

Deklarata e Karzait pasoi urimin nga presidenti Barak Obama, në të cilin ai i bëri thirrje liderit afgan që ta luftojë korrupcionin.

Zyrtarët e zgjedhjeve vendosën të mos mbahet rethi i dytë pasi rivali i vetëm i Karzait, Abdullah Abdullah u tërhoq nga gara.
XS
SM
MD
LG