Ndërlidhjet

BE mirëpret vendimin e Çekisë



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur vendimin e drejtësisë çeke, që i hapi rrugën miratimit të Traktatit të Lisbonës.

Kreu i Komisionit Evropian Zhose Manuel Barroso tha se “nuk do të duhet të ketë pengesa të tjera të panevojshme, që do të parandalojnë hyrjen në fuqi të traktatit”.

Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit.

Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e ka ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi.
Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës para se ta nënshkruajë.
XS
SM
MD
LG