Ndërlidhjet

Karaxhiq - fund bojkotit


Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, gjendet në sallën e gjyqit për herë të parë, që nga fillimi i gjykimit të tij, javën e kaluar. Gjykimi i Karaxhiqit po ndiqet dhe nga të afërm të viktimave.


Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, sot po merr pjesë në gjykimin e tij. Karaxhiqi akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Deri tani ai nuk ishte paraqitur në gjyq, me justifikimin se nuk kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur për mbrojtjen. Karaxhiqi, ashtu si Millosheviqi, po vetëmbrohet.

"E drejta për t’u vetëpërfaqësuar nuk është një e drejtë absolute. Nëse një i akuzuar është pengues për procesin, kjo e drejtë i hiqet dhe emërohet një mbrojtës ligjor, pavarësisht nga Karaxhiqi”, deklaroi gjatë ditës Nerma Jelaçiq, zëdhënëse e Gjykatës së Hagës.

Prokuroria po paraqet rastin dhe e ka përshkruar Karaxhiqin si “komandant suprem të spastrimit etnik”.
XS
SM
MD
LG