Ndërlidhjet

Tadiç: Arrestimi i Mlladiçit detyrim i Serbisë



Kryetari i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se arrestimi i Ratko Mlladiçit, të kërkuar nga Gjykata e Hagës është detyrim i madh i shtetit serb dhe i demokracisë së tij.

Në një intervistë dhënë agjensise italiane të lajmeve Ansa, para udhëtimit për në Itali, të planifikuar për 13 nëntor, Tadiç ka thënë se “arrestimi i Mlladiçit është kusht për t’i pajtuar popujt e ish Jugosllavisë dhe kusht për krijimin e një shoqërie të shëndoshë e të bazuar në drejtësi.

Tadiç ka theksuar se përcaktimi i afateve për arrestimin e Mlladiçit do të ishte “kundërproduktiv”.
XS
SM
MD
LG