Beogradi zyrtar po bën gjithçka për të arrestuar Ratko Mlladiçin, një nga të akuzuarit kryesor të drejtësisë ndërkombëtare.
Rasim Lajiç, kreu i Këshillit Kombëtar të Serbisë për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, tha se autoritetet do ta arrestojnë Mlladiçin deri në fund të vitit.
Deklarata e Lajiçit u bë një ditë para vizitës së kryeprokurorit të Gjyaktës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Serzh Bramerz në Beograd.