Në Serbi ka filluar gjyqi ndaj Milan Zhivanoviqit, i akuzuari i vetëm për sulmin dhe djegjen e ambasadës amerikane.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës protestuesit në Beograd shkatërruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe sulmuan disa ambasada të tjera të vendeve perëndimore.
Zhivanoviq tha para trupit gjykues se ka qenë i pirë dhe “i tejmbushur me patriotizëm” në kohën e trazirave.