Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz po viziton Beogradin. Bramerz do të njihet me përpjekjet e Serbisë për kapjen e Ratko Mlladiçit, të kërkuarit kryesor nga Gjykata e Hagës.
Bramerz do të raportojë, në dhjetor para Këshillit të Sigurimit, për bashkëpunimin e Serbisë me Hagën. Raporti i kryeprokurorit do të jetë vendimtar për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Së pari në Beograd Bramerz është takuar me kryeprokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç dhe oficerët përgjegjës për gjetjen e Mlladiçit.
Nesër Bramerz do takohet me zyrtarë qeveritarë të Serbisë.