Kombet e Bashkuara kanë zhvendosur përkohësisht më shumë se gjysmën e ekipit të tyre në Afganistan për arsye sigurie. Rreth 600 punonjës të OKB-së janë vendosur në qendra më të sigurta brenda dhe jashtë Afganistanit.
Vendimi erdhi pas sulmit të 28 tetorit ndaj një qendre banimi të punonjësve ndërkombëtarë, ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të ekipit të Kombeve të Bashkuara.