General Motors, gjiganti amerikan i prodhimit të makinave, ka konfirmuar planet për shkurtimin e 10 mijë vendeve të punës në degën e tij evropiane të Opelit.
Lajmi u bë i ditur pas anullimit të shitjes së Opelit një kompanie kanadeze.
Vendimi ka ngjallur zemërimin e qeverisë gjermane, pasi shitja e Opelit parashihte ruajtjen e vendeve aktuale të punës në tregun gjerman.