Ndërlidhjet

Jeremiç: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën



Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç ka deklaruar sot në Parlamentin Evropian në Bruksel se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ka shtruar pyetjen se çfarë do të bëjnë 22 vendet e BE-së, që kanë njohur Kosovën, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerëson se është shkelur e drejta ndërkombëtare.

Në një debat me deputetët në Komisionin e Jashtëm parlamentar, Jeremiç ka thënë se Serbia me të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike do të luftojë që të gjendet zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Sipas tij, kjo do të ishte më e lehtë kur Serbia t’i jetë afruar hyrjes në Bashkimin Evropian.

Jeremiç ka thënë se autoritetet serbe nuk mund t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale, sepse kjo do të përbënte shkelje të rezolutës 1244 dhe të Kushtetutës të Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG