Ndërlidhjet

Vojvodina me autonomi pa elemente të shtetësisë



Qeveria e Serbisë e ka miratuar propozim ligjin për kompetencat e Krahinës Autonome të Vojvodinës, me të cilin parashikohet autonomia e gjerë e saj por pa elemente të shtetësisë.

Zyra për shtyp e qeverisë njoftoi se kompetencat e Vojvodinës do të harmonizohen me zgjidhjet kushtetuese, do të zbatohet procesi i decentralizimit dhe koncepti i autonomisë së gjerë, por pa elemente të shtetësisë.

Pas miratimit nga qeveria, projekt ligji do të dërgohet për diskutim në parlamentin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG