Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Millibend do të takohet sot në Sarajevë me anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës.
Millibend do të bisedojë me ministrin e Jashtëm, Sven Alkalaj, si dhe me kryeministrat e Republikës Serbe, Millorad Dodik, dhe të Federatës së BeH, Mustafa Mujezinoviq.
Ambasada e Britnaisë së Madhe në Sarajevë njoftoi se Millibend është paraparë të bisedojë edhe me udhëheqësit e partive kryesore politike në Bosnjë e Hercegovinë.