Izraeli e ka hedhur poshtë rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila iu bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve që t’i hetojnë pretendimet për krime lufte të kryera në konfliktin e dimrit të kaluar në Gaza.
Rezoluta e sponsorizuar nga vendet arabe, e mbështet raportin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB, i cili i akuzoi Izraelin dhe grupin palestinez Hamas për krime të luftës, dhe rekomandon që ata të sillen para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, nëse ato vetë nuk ndërmarin hetime serioze.
114 vende votuan pro draft rezolutës arabe, 18 vende votuan kundër ndërsa 44 abstenuan.
Izraeli tha se numri i madh i abstenimeve, i kombinuar me 18 vendet që votuan kundër propozimit, nënkupton se rezoluta nuk ka mbështetjen e “shumicës morale”.