Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka arritur për vizitë dyditëshe zyrtare në Maqedoni. Hyseni, para pak çasteve është takuar me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski. Dy ministrat biseduan për nevojën e thellimit të bashkpëunimit si në sferën politike dhe ekonomike ndërsa konstatuan se pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, raportet mes Maqedonisë dhe Kosovës po hyjnë në një faqe të re të bashkëpunimit dypalësh.
Milloshoski dhe Hyseni paralajmëruan edhe ngritjen e shpejt të ambasadave në të dyja vendet. Ministri Hyseni paralajmëroi edhe zhdëmtimin e banorëve të Debëlldes nëse ata mendojne se janë demtuar nga procesi i shënimit të vijës kufitare.
Ministri i Jashtëm i Kosovës gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Edhe në këto takime pritet të theksohet nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.