Ndërlidhjet

Shkup-Prishtinë, ambasadat për 3 muaj



Kosova dhe Maqedonia do t’i hapin ambasadat respektive brenda tre muajve. Së pari do të hapet ambasada e Maqedonisë në Prishtinë e më pas ajo e Kosovës në Shkup.

Vendimi u bë i ditur pas takimit mes ministrave të jashtëm të të dy vendeve. Shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni po zhvillon vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni. Ministri Skënder Hyseni paralajmëroi edhe zhdëmtimin e banorëve të Debëlldes nëse ata mendojne se janë demtuar nga procesi i shënimit të vijës kufitare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës gjatë ditës takohet edhe me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Edhe në këto takime pritet të theksohet nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
XS
SM
MD
LG