Ndërlidhjet

G-20 diskuton rimëkëmbjen ekonomike



Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore të G 20, takohen sot në Britani për t’i diskutuar mënyrat që të ruhet rimëkëmbja ekonomike globale dhe të ndahen kostot e luftimit të ndryshimeve klimatike.

Takimi dy ditor në qytetin skocez St. Andrews pason takimin e grupit G 20 në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.

Ministrat e financave pritet të diskutojnë se edhe sa kohë qeveritë duhet t’i vazhdojnë planet stimuluese, për t’u siguruar se pjesa tjetër e botës është në gjendje t’i ndjekë Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë dhe Francën në daljen nga recesioni.
XS
SM
MD
LG