Ndërlidhjet

G 20: Britania kërkon parandalim të krizave



Britania bëri thirrje për vendosjen e një takse sigurie ndaj transakcioneve financiare ndërshtetërore për të ndihmuar parandalimin e krizave globale ekonomike në të ardhmen.

Duke folur në takimin e Ministrave të Financave dhe krerëve të bankave qendrore të G 20, kryeministri Gordon Braun tha se masat e tilla do ta zgjëronin stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar.

Në takimin dy ditor në qytetin skocez St. Andrews, kreu i Thesarit Alister Darling do t’u kërkojë vendeve anëtare të G 20 të arrijnë marrëveshje që t’a mbajnë barrën e shpenzimeve për luftimin e ndryshimeve klimatike, para samitit të Kopenhagës që do të mbahet në dhjetor.

Në grupin G 20 bëjnë pjesë Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Argjentina, Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Korea e Jugut, Meksika, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe presidenca e radhës e Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG