Ndërlidhjet

Kongresi amerikan mbështet reformën në sistemin shëndetësor


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetur mbrëmë vonë ligjin për reformën e sistemit shëndetësor.
Pas debatit shumë orësh, për projekt ligjin kanë votuar 220 kongresmen, ndërsa kundër ishin 215. Të gjithë republikanët, me përjashtim të kongresmenit nga Luizijana, ishin kundër reformës së sistemit të shëndetësisë.
Presidenti Obama ka përshëndetur miratimin e projekt ligjit dhe ka shfaqur bindjen se ai do të gjejë mbështetje edhe në Senat dhe se deri në fund të këtij viti do të miratohet.
Reforma në sistemin e shëndetësisë parasheh zgjërimin e sigurimit shëndetësor për dhjetra miliona amerikanë.
Agjencitë e lajmeve votimin në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve e kanë cilësuar fitore të madhe politike të Barak Obamës.
XS
SM
MD
LG