Ndërlidhjet

Gorbaçov: Gjithë fituan nga rënia e Murit të Berlinit



Nga kapërcimi i ndarjes në qendër të Evropës, simbol i së cilës ishte Muri i Berlinit, kanë fituar të gjithë, deklaroi lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Ai ka thënë se muri nuk u rrëzua nga qielli dhe për këtë vendim udhëheqësisë sovjetike i duhej guxim i madh, për të shtuar se herojtë kryesorë të bashkimit të Gjermanisë janë rusët dhe gjermanët.

Gorbaçov, të cilin jo rrallë herë e kritikojnë se nuk vuri kushte më të ashpra për bashkimin e Gjermanisë, i bëri këto komente për agjencinë ruse Itar-Tass, ku shprehu bindjen se drejtësia historike është në anën e tij.
XS
SM
MD
LG