Ndërlidhjet

Merkel falënderoi Gorbaçovin



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka falënderuar ish liderin sovjetik Mihail Gorbaçov për shkak se mundësoi rënien e Murit të Berlinit 20 vjet më parë.

Merkel dhe Gorbaçov iu bashkangjitën ish presidentit polak Leh Valensa dhe ish disidentëve të Gjermanisë Lindore duke kaluar nëpër postbllokun i cili u hap i pari në vitin 1989.

Merkel u tha mijëra njerëzve të tubuar se përvjetori u jep të gjithëve arsye që të kremtojnë.
XS
SM
MD
LG