Ndërlidhjet

Obama: Politika në Iran ndërlikon marrëveshjen



Presidenti amerikan Barak Obama tha se liderët e Iranit ndoshta ende nuk u kanë zgjidhur situatën politikisht për të marrë vendim të shpejtë lidhur me marrëveshjen bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Obama tha se megjithëse Teherani ende nuk i ka dhënë përgjigje pozitive propozimit bërthamor, Shtetet e Bashkuara janë “mirë të pozicionuara” me komunitetin ndërkombëtar përballë ofertës.

Obama tha se SHBA-të, bashkë me Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Britaninë dhe Francën, i kanë bërë ofertë “të drejtë” Iranit, e cila do t’i lejonte Teheranit që të ketë program legjitim bërthamor civil, njëherit duke i zbutur dyshimet se Irani fshehurazi përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG