Ndërlidhjet

Gorbaçov: BE-Rusi të vendosin raporte të mira



Ish presidenti sovjetik Mikail Gorbaçov ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Gorbaçovi i bëri komentet gjatë një takimi në Berlin të fituesve të çmimit Nobel për Paqe.

“Bashkimi Evropian ende nuk e ka vendosur se çfarë Rusie dëshiron të shikojë”, tha Gorbaçov për të shtuar se BE-ja ende ka “një lloj droje” nga Rusia.

Duke iu përgjigjur Gorbaçovit, Zhose Manuel Barroso, kreu i Komisionit Evropian tha se BE-ja dëshiron “një Rusi të fortë, të qëndrueshme dhe të përparuar, që bazohet në shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG