Ndërlidhjet

Serbi-Itali, partneritet strategjik



Serbia dhe Italia do të nisin “një partneritet strategjik” në disa fusha, përfshi energjitikën dhe infrastrukturën. Lajmi bëhet i ditur nga presidenca serbe në prag të vizitës në Itali të Boris Tadiçit.

Delegacioni serb, që do të vizitojë Italinë, do të përfshijë dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe nëntë ministra.

Tadiçi pritet të takohet me homologun e tij italian Napolitano dhe kryeministrin Berluskoni. Të shtunën presidenti serb do vizitojë Vatikanin dhe do takohet me Papa Benediktin e XVI-të.
XS
SM
MD
LG