Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu bisedon sot në Paris me presidentin francez Nikola Sarkozi.
Netanjahu ka mbërritur në Paris pas bisedimeve me presidentin amerikan Barak Obama. Raportet mes Tel Avivit dhe Uashingtonit kanë njohur përkeqësim për shkak të vendimit të Netanjahut, që të mos bllokojë ndërtimet në kolonitë hebreje në territoret palestineze.