Ndërlidhjet

Koreja e Jugut në gjendje gatishmërie



Trupat koreano-jugore janë në gjendje të lartë gatishmërie, pas shkëmbim zjarrit të një dite më parë mes dy anijeve nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut.

Zyrtarët në Seul thanë se luftanija koreano-veriore u dëmtua rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Korea Jugore e akuzon fqiun verior se qellimisht i shkakton konfliktet detare për t'i shtuar tensionet dhe për t'a rritur rëndësinë e saj në negociatatat bërthamore.

Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Korenë e Veriut kundër çfarëdo përshkallëzimi të armiqësive pas konfliktit të luftanijeve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut në kufirin e kontestuar në Detin e Verdhë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, u bëri thirrje dy Koreve që me dialog t'i zgjidhin mosmarrëveshjet e ndërsjella.
XS
SM
MD
LG