Qeveria e Maqedonisë e ka emëruar sot Stojan Karajanov për ambasador të parë maqedonas në Kosovë.
Karajanov ishte shef i Zyrës Ndërlidhëse të Maqedonisë në Prishtinë.
Vendimi për hapjen e ambasadës në Prishtinë është vendim i përbashkët i kryeministrit dhe presidentit të Maqedonisë, dhe vjen pesë ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni në Shkup.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylhaqim Ademi, ka thënë se shpreson që hapin e këtillë do ta ndjekin edhe autoritetet në Prishtinë.