Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon të heqë avokatin



Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, ka kërkuar nga Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi që ta dëgjojë apelin e tij kundër emërimit të mbrojtësit legal, pasi ai i bojkotoi seancat.

Javën e kaluar gjykata urdhëroi që Karaxhiq të përfaqësohet nga një mbrojtës legal, dhe e shtyu gjykimin e tij deri në mars, 2010, që t'u japë kohë avokatëve mbrojtës për t'u përgatitur.

Karaxhiq e përfaqësonte veten, por i bojkotoi tre ditët e para të gjykimit, me pretendimin se i duhet më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Karaxhiq akuzohet me 11 akuza për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
XS
SM
MD
LG