Ndërlidhjet

Obama sot do të flasë për ekonominë



Presidenti amerikan Barak Obama sot do të bëjë një deklaratë për krijimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara papritur ka shkuar në 10.2 %, që është niveli më i lartë në 26 vitet e fundit.

Kjo e ka rritur presionin ndaj administratës Obama që të bëjë më shumë për luftimin e papunësisë, megjithëse po duken shenjat e rimëkëmbjes ekonomike.
XS
SM
MD
LG