Ndërlidhjet

Afganistan: Lirohet gazetari i rrëmbyer


Një gazetar norvegjez, i rrëmbyer një javë më parë në lindje të Afganistanit, është liruar të enjten, së bashku me përkthyesin e tij afgan, ka njoftuar ministria e jashtme norvegjeze.

Që të dy ishin rrëmbyer afër kufirit me Pakistanin, ka thënë zëdhënësja Ragnild Imerslund, e cila gjithashtu ka bërë të ditur se lirimi i tyre ka pasuar “angazhimin intenziv të autoriteteve norvegjeze”.

Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB e ka identifikuar gazetarin, duke thënë se ai është Pal Refsdal, një gazetar veteran 46 vjeç, i cili ka raportuar nga Kosova gjatë konflikteve në ballkan dhe nga Afganistani gjatë pushtimit sovjetik të viteve të 80’ta.
XS
SM
MD
LG