Ndërlidhjet

Shpërthim në Zveçan


Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në Zveçan, para një punëtorie automekanikësh. Policia e Kosovës ka njoftuar se lëndime në njerëz nuk ka pasur.

Zëdhënësi Besim Hoti ka thënë se nga shpërthimi, është dëmtuar makina e pronarit të punëtorisë.

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë mjetin shpërthyes si granatë dore të tipit “M-75”, i prodhimit Jugosllav.

XS
SM
MD
LG