Ndërlidhjet

H1N1 - mbyllen dy shkolla në Çeki


Për shkak të rrezikut nga epidemia e gripit të ri, në Çeki janë mbyllur dy shkolla, në qytetet Olomouc dhe Hebë.
Epidemiologët e Çekisë thonë se është çështje e ditëve kur do të shpallet edhe në këtë vend epidemia e gripit të ri, pasi që virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Gjermaninë dhe Austrinë fqinje.
Çekia do të shpallë epideminë në çastin kur në 100 mijë banorë do të ketë 2 mijë të infektuar me virusin H1N1.
XS
SM
MD
LG