Ndërlidhjet

BE zyrtarisht doli nga recesioni



Recesioni më i thellë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore sot zyrtarisht ka marrë fund, pasi Bashkimi Evropian iu kthye rritjes ekonomike pas 15 muaj të rënies së treguesve ekonomikë.

Të dhënat zyrtare për tremujorin e tretë të këtij viti, që u shpallën sot tregojnë se 16 vendet anëtare të BE-së, të cilat e përdorin euron kanë shënuar rritje ekonomike prej 0.4 %, ndërsa në mbarë unionin 27 anëtarësh, shifra shkon në 0.2 %.

Sidoqoftë, rritja që u raportua sot nuk është aq e madhe sa parashikonin ekonomistët , dhe jo të gjitha shtetet e BE-së kanë dalë nga recesioni, sepse ekonomia e Spanjës përsëri u tkurr në tremujorin e tretë.
XS
SM
MD
LG