Ndërlidhjet

Turqia i shpalli hapat për pajtim me kurdët



Qeveria e Turqisë i shpalli masat e reja për pajtimin me pakicën kurde, si dhe për t’u dhënë fund dekadave të konfliktit me guerilët kurdë.

Ministri i Brendshëm, Besir Atallaj, i tha parlamentit se plani parashikon heqjen e të gjitha kufizimeve për përdorimin e gjuhës kurde, formimin e komitetit për luftimin e diskriminimit, rikthimin e emrave kurdë të fshatrave, si dhe themelimin e një trupi të pavarur për të trajtuar ankesat ndaj forcave të sigurisë.

Qeveria e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dëshiron t’u japë më shumë të drejta kurdëve, të cilët ankohen për abuzime dhe diskriminim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG