Të paktën një njeri e ka humbur jetën dhe 35 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas vargut të shpërthimeve që e shkatërruan një depo municioni në qytetin Uljanovsk, në pjesën qendrore të Rusisë.
Agjencia Interfax citoi guvernatorin e rajonit ku ndodhet depoja, Sergei Morozov, të ketë thënë se më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuar nga zona për rreth.